Kryetari i KBI-Prizren, e priti në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti

Kryetari i KBI-Prizren, mr. Besim ef. Berisha, së bashku me kryeimamin dr. Orhan ef. Bislimaj, sekretarin dr. Faruk ef. Ukallo, zyrtarin e financave, z. Elmedin Mexhiti dhe zyrtarin për shërbime fetare, z. Erol ef. Raka, e priti në takim kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, së bashku me kryetarin e komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskuka e drejtorin Islam Thaqi, si dhe deputetët Artan Abrashi e Arbër Rexhaj.
Kryeministri Kurti, shprehu konsideratën e tij të lartë për Bashkësinë Islame, si një institucion që i ka dhënë shumë vendit, në të gjitha proceset kombëtare, e sidomos në luftën e fundit, duke dhënë dhjetëra dëshmorë. Si e tillë, ka qenë pjesë aktive e proceseve për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.
Nga ana e tij, kryetari Berisha, në emër të KBI-Prizren e falënderoi shumë kryeminsitrin z. Kurti për vizitën e tij, gjatë qëndrimit të tij në Prizren.
Takimi ishte mjaft konstruktiv!
 
 
 
 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 11 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës