Kryetari i KBI në Prizren, mr. Besim ef. Berisha priti në takim z. Mustafa Yelek, Kryetar i (Tidef) Federatës së Shoqatave për Ndihmë të Arsimimit të Medreseve më Turqi

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, mr. Besim ef. Berisha, së bashku me sekretarin dr. Faruk ef. Ukallo, referentin për shërbime fetare, Eroll ef. Raka dhe anëtarin e Këshillit, hfz. Daut ef. Lezi, dje me datë 04 tetor 2021, pritën në takim z. Mustafa Yelek, Kryetar i (Tidef) Federatës së Shoqatave për Ndihmë të Arsimimit të Medreseve më Turqi, së bashku me disa profesor të Medresesë Fatih në Stamboll.
Kryetari Berisha i falënderoi për vizitën dhe në të njejtën kohë i informoj për punën e KBI-Prizren, sfidat dhe zhvillimet e ndryshme në këtë institucion.
Mysafirët shprehën falënderimet e tyre për pritjen e bërë në Prizren, gjithashtu, u ndien shumë të lumtur me praninë e shume monumenteve Osmane e Islame në Prizren. Gjë që i bëri ta pëlqejnë dhe duan Prizrenin edhe më shumë.
Miqt tanë nga Stambolli na ftuan pët vizitë të ndërsjelltë në Turqi, për të parë nga afër praktikat dhe punën e tyre.
Vizita ishte e ngrohtë dhe tejet vëllazërore!
 
 
 për më shumë kliko:
 
 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 6 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës