Kryetari i KBI në Prizren priti në takim kryetarin e KDTP-së (Partia Demokratike Turke e Kosovës) Dega në Prizren, z. Levent Buş

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, mr. Besim ef. Berisha, së bashku me kryeimamin, dr. Orhan ef. Bislimaj, sekretarin, dr. Faruk ef. Ukallo dhe juristin z. Zahir Smaili, pritën në takim kryetarin e KDTP-së (Partia Demokratike Turke e Kosovës) Dega në Prizren, z. Levent Buş, i cili shoqërohej nga disa kandidatë për asamble komunale të kësaj partie.
Kryetari Buş, falënderoi dhe çmoi lartë punën e Bashkësisë Islame në Prizren, njëkohësisht ofroi bashkëpunim të pa rezervë për çdo nevojë të KBI-Prizren.
Kryetari Berisha u shpreh mirënjohës ndaj KDTP-së dhe kryetarit të saj, z. Fikrim Damka, për ndihmën dhe gatishmërinë për përkrahje nga ana e tyre.
Takimi ishte i ngrohtë dhe tejet miqësor!
 
 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 17 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës