Kryetari i KBI në Prizren, priti në takim kandidatin për kryetar të komunës së Prizrenit nga radhët e AKR-së

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, mr. Besim ef. Berisha, së bashku me sekretarin dr. Faruk ef. Ukallo, zyrtarin e financave z. Elmedin Mexhiti dhe anëtarët e Këshillit, imamët Afrim ef. Memaj e mr. Kurtish ef. Hoxhaj, e pritën në takim kandidatin për kryetar të komunës së Prizrenit nga radhët e AKR-së, z. Afrim Tejeci, në zgjedhjet komunale 2021, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij.
Sikurse edhe në takimet e mëhershme, z. Tejeci u interesua për punën dhe funksionimin e KBI-Prizren. Në kuadër të takimit u bisedua edhe për çështje konkrete, e të cilat janë preokupim i Bashkësisë Islame.
Kryetari Berisha, e falënderoi z. Tejecin dhe bashkëpunëtorët e tij për vizitën, interesimin dhe bashkëpunimin e ofruar, si dhe i uroi suksese në garën komunale.
Takimi ishte konstruktiv dhe kaloi në një frymë të ngrohtë vëllazërore!
për më shumë kliko:
 
 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 26 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës