Kryeimami i KBI në Prizren, priti në takim kryetarin e LDK – dega në Prizren

Kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, dr. Orhan ef. Bislimaj, së bashku me sekretarin dr. Faruk ef. Ukallo, zyrtarin e financave z. Elmedin Mexhiti dhe anëtarët e Këshillit, imamët Hfz. Daut ef. Lezi e Valon ef. Ibrahimi, e pritën në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës – dega në Prizren, z. Anton Quni, njëherit kandidat për kryetar të komunës së Prizrenit, në zgjedhjet komunale 2021, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij.
Sikurse edhe në takimet e mëhershme, kryetari Quni u interesua për punën dhe funksionimin e KBI-Prizren. Në kuadër të takimit u bisedua edhe për çështje konkrete, e të cilat janë preokupim i Bashkësisë Islame.
Kryeimami Bislimaj, e falënderoi kryetarin Quni dhe bashkëpunëtorët e tij për vizitën, interesimin dhe bashkëpunimin e ofruar, si dhe i uroi suksese në garën komunale.
Takimi ishte konstruktiv dhe kaloi në një frymë të ngrohtë vëllazërore!
 
për më shumë kliko:
 
 
 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 11 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës