KBI i Prizrenit dhe botimet “Fleta”, realizuan dokumentarin për jetën dhe veprën e Alija Izetbegoviqit

Me një organizim të përbashkët, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit dhe botimet “Fleta”, realizuan dokumentarin për jetën dhe veprën e Alija Izetbegoviqit, Allahu e mëshiroftë shpirtin e tij.
Dokumentari “Lindja e diellit në Sarajevë” u shfaq në ambientet e kino ‘Lumbardhit’ në Prizren dhe zgjoi interesimin e të pranishmëve. Përveç shumë qytetarëve, morën pjesë edhe personalitete të ndryshme nga jeta publike.
Në emër të organizatorit, tubimin e përshëndeti kryetari i Këshillit të BI-së Prizren, Mr. Besim ef. Berisha. Po ashtu, një fjalë rasti mbajti kryetari i komunës së Prizrenit, dr. Mytaher Haskuka.
Alija Izetbegoviqi, mbetet përgjithmonë një yll i madh në plejadën e intelektualëve më të shquar të botës.

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 13 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës