Delegacioni i shoqatës "Mimar Sinan Vakfi" nga qyteti i Edirnes, Turqi, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit

Gjatë qëndrimit në Kosovë, delegacioni i shoqatës "Mimar Sinan Vakfi" nga qyteti i Edirnes, Turqi, i prirë nga hoxha Hasan Gümüş, e vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit.
Ata u mirëpritën nga kryeimami dr. Orhan Bislimaj, sekretari dr. Faruk ef. Ukallo e zyrtari për shërbime fetare Erol ef. Raka.
Hasan Gümüş, pas falënderimit për pritjen, foli për konsideratën e madhe që e ka populli turk për shqiptarët. Këto raporte, duhet fuqizuar akoma më shumë nëpërmjet bashkëpunimeve në shumë sfera. Ai, po ashtu tregoi se shoqata ‘Mimar Sinan Vakfi’, gjatë këtyre viteve ka ndarë shumë bursa për studentët shqiptarë, nga lëmi dhe profesione të ndryshme, me qëllim që të njëjtit të kthehen në vendlindje për të dhënë kontribut.
Në fjalën e tij, kryeimami Bislimaj e falënderoi delegacionin turk për vizitën dhe e njoftoi me aktivitetet e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit. Ai, foli edhe për raportet e mira që kanë shqiptarët me popullin turk si dhe mirënjohjen ndaj Republikës së Turqisë, për mbështetjen e saj ndaj Kosovës, në procesin e lirisë, pavarësisë, shtetndërtimit dhe zhvillimit ekonomik.
Pati muhabete të mira dhe diskutime konstruktive për të tashmen e të ardhmen.
Ishte një takim mbresëlënës!
 
 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 12 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës