Kryetari i KBI - Prizren priti në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, mr. Besim ef. Berisha, së bashku me kryeimamin dr. Orhan ef. Bislimaj e referentin Erol ef. Raka, e pritën në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Prizren, z. Shaqir Totaj së bashku me ish-ministrin e Ministrisë së Kulturës, z. Kujtim Gashi dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Në fjalën e tij, kryetari Totaj e vlerësoi lartë kontributin e Bashkësisë Islame për shoqërinë. Ai, u interesua për nevojat e kërkesat e Bashkësisë Islame si komunitet më i madh fetar në vend. Po ashtu, z. Shaqir Totaj ofroi bashkëpunim të sinqertë, si kandidat i nominuar për kryetar të komunës së Prizrenit, në zgjedhjet komunale në vjeshtë të këtij viti.
Kryetari Berisha foli për nevojat që ka Bashkësia Islame, e uroi kryetarin Totaj për nominimin e tij si dhe e falënderoi për interesimin e bashkëpunimin e ofruar.
Takimi ishte konstruktiv e përmbajtësor!
 
 
 
 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 28 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës