KBI i Prizrenit i uroi pensionimin punëtorit shumëvjeçar të KBI-Prizren, h. Hasan Limanit

Sot, me një ceremoni solemne Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit i uroi pensionimin punëtorit shumëvjeçar të KBI-Prizren, h. Hasan Limanit.
Në këtë solemnitet, mori pjesë kryetari i KBI-Prizren, mr. Besim ef. Berisha, anëtari i kryesisë së BIRK-ut, Reshat ef. Mexhiti, si dhe stafi i administratës së Këshillit.
Kryetari Berisha, në emër të KBI-Prizren e vlerësoi kontributin e haxhi Hasanit dhe në shenjë respekti i dhuroi mirënjohje.
Nga ana e tij, haxhi Hasan Limani i falënderoi kolegët e punës për organizimin e këtij solemniteti dhe u kërkoi hallallëkin për ndonjë eventualitet nga e kaluara.
Secili prej kolegëve, e shfrytëzuan rastin që t’ia urojnë pensionimin, duke i dëshiruar shëndet të mirë e pleqëri të rehatshme.
Haxhi Hasan Limani është lindur më 25 maj 1956 nga babë Kasami dhe nënë Humajuneja. Babai i tij, mulla Kasami (rahmet i pastë shpirti) ka qenë hoxhë me nam të mirë. Prej vitit 1983 e deri në pensionim ka qenë nëpunës teknik i administratës. Po ashtu, prej vitit 1975 deri në vitin 2011 ka shërbyer në detyrën e muezinit në xhaminë ‘Suzi Zërrini’ në Prizren.
Por, haxhi Hasani, që nga mosha 16 vjeçare, kohë pas kohe e ka ushtruara edhe detyrën e imamit, sidomos për namazin e teravisë gjatë Ramazanit dhe atë në disa xhami të Komunës së Prizrenit, si: Kobajë (4 vite), Nashec (4 vite), Murademë (4 vite), në xhaminë “Osmani”, 4 vite, etj.
Përtej të gjithave, haxhi Hasani jetën e tij ia ka kushtuar idealeve të fesë e atdheut.
E lusim Allahun, që t’i japë shëndet të plotë, jetë të gjatë e të lumtur dhe ta shpërblejë me mirësitë e dynjasë dhe ahiretit!
 
 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 25 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës