Ndërroi jetë hoxha i nderuar nga Bellanica, Mulla Idriz ef. Sertolli

Sot, në orët e pasditës, ndërroi jetë hoxha i nderuar nga Bellanica, Mulla Idriz ef. Sertolli.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më 01.04.2021, e enjte, në orën 17:00, në vendlindjen e tij, në Bellanicë.
Namazi i xhenazes falet te Xhamia e Bellanicës.

Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë Xhenetin Firdeus!

Biografia

Idriz Sertolli lindi më 19.12.1954 në fshatin Bellanicë. Shkollën fillore e kreu në Bajë të Malishevës, ndërsa të mesmen për dy vjet e kreu në Medresenë "Alaudin" në Prishtinë dhe dy vjet të tjera i kreu në Medresenë e Mesme Fetare (Medresetu Thanevijetu Dinije) në Bagdad të Irakut.
Studimet universitare i vijoi në Universitetin e Bagdadit, në degën e gjuhës arabe.
Pas përfundimit të studimeve, gjatë periudhës 1982-1991, punoi si imam në Xhaminë e Bllacës, 1991-2000, punoi si imam në Xhaminë e Piranës, 2000-2020, punoi si imam në Xhaminë "Mesxhid" në Prizren, 2020-2021, punoi si imam në Xhaminë e Ratkocit në Rahovec. Vdiq më 31.03.2021 në Prizren.

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 43 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës