Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, e vizitoi Këshillin e BI-Prizren

Gjatë vizitave nëpër komunat e Kosovës, të martën, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga kryeimami i BIRK-ut, Vedat ef. Sahiti, ndihmës sekretari, Rexhep ef. Luma, si dhe ndihmës kryeimami, Fatmir ef. Iljazi, e vizitoi Këshillin e BI-Prizren.
Ata u mirëpritën nga kryetari i Këshillit të BI-së në Prizren, Besim ef. Berisha, dhe stafi i administratës së KBI-Prizren.
Në emër të KBI-Prizren, mirëseardhje i dëshiroi kryetari Besim ef. Berisha, i cili i falënderoi për vizitën dhe mbështetjen.
Gjatë takimit, u diskutuan aspekte të përgjithshme në lidhje me situatën që ka prodhuar pandemia Covid-19, përfshirë vështirësitë e ndryshme institucionale, problemet buxhetore, pastaj aktivitetet gjatë Muajit të Ramazanit, etj.
Myftiu Tërnava, përveç tjerash e vlerësoi punën e Këshillit të BI-Prizren, punën e imamëve dhe muezinëve, që po e bëjnë për shoqërinë në përgjithësi.
Takimi ishte vëllazeror e mjaft konstruktiv!
 
 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 19 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës