Kryetari i BI-së në Prizren, morri pjesë në vendosjen e gurëthemelit të objektit ndihmës të xhamisë së fshatit Hoqë e Qytetit

Kryetari i BI-së në Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, i shoqëruar nga sekretari Dr. Faruk ef. Ukallo, referenti Eroll ef. Raka, anëtarët e Këshillit, Hysni ef. Poniku dhe Valon ef. Ibrahimi, morrën pjesë në vendosjen e gurëthemelit të objektit ndihmës të xhamisë së fshatit Hoqë e Qytetit. Objekt ky i cili do të shërbejë për pastrimin dhe mbajtjen (morg) e kufomave të këtij fshati e më gjërë.
Kryetari Berisha falënderoj donatorët nga diaspora e ata vendorë të cilët për një afat rekord kanë mbledhur mjetet e nevojshme financiare.
Në anën tjeter, në emër të fshatit, imami Hasan ef. Krasniqi, falënderoj kryetarin e KBI-Prizren dhe bashkëpunëtorët e tij për prezencën e tyre në këtë ceremoni.
 
 
 
 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 15 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës