Kryetari i YTHP - Yenilikçi Türk Hareket Partisi, z. Ertan Simitçi,e vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit

Kryetari i YTHP - Yenilikçi Türk Hareket Partisi (Partia Turke e Lëvizjes Novatore), z. Ertan Simitçi, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë e bashkëpunëtorët e tij, e vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit. Ai, u mirëprit nga kryeimami i KBI-Prizren, Dr. Orhan ef. Bislimaj së bashku me sekretarin dr. Faruk Ukallo, Referentin Erol ef. Raka si dhe anëtarin e Këshillit hfz. Daut ef. Lezin.
Kryetari Simitçi u interesua për funksionimin e KBI-Prizren, për sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballët ky institucion. Po ashtu, ai e vlerësoi lartë kontributin e Bashkësisë Islame, si dhe ofroi bashkëpunim të plotë në të ardhmen.
Kryeimami Bislimaj e falënderoi shumë z. Simitçiun për vizitën, interesimin dhe përkrahjen e tij ndaj Bashkësisë Islame.
Takimi ishte i ngrohtë e mjaft konstruktiv!
 
 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 15 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës