Kryetari i KDTP, z. Fikrim Damka, e vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit

Kryetari i KDTP - Kosova Demokratik Türk Partisi (Partia Turke Demokratike e Kosovës), z. Fikrim Damka, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë e bashkëpunëtorët e tij, e vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit. Ai, u mirëprit nga kryeimami i KBI-Prizren, Dr. Orhan ef. Bislimaj së bashku me anëtarin e Këshillit imamin hfz. Daut ef. Lezin.
Kryetari Damka, tashmë është i njohur për përkrahjen e tij ndaj Bashkësisë Islame. Ai, bashkë me deputetët e tjerë, ka mundësuar lirimin nga pagesa e shërbimit të ujit, për të gjitha xhamitë e Kosovës dhe bashkësitë e tjera fetare. Së fundmi, kryetari Damka dhe deputetët e grupit 6+, i bojkotuan votimet e projektligjeve të Qeverisë, si revoltim për mosshkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Francë, z. Qëndrim Gashi, që ofendoi profetin Muhamed a.s.
Edhe kësaj radhe, kryetari Damka e vlerësoi lartë kontributin e Bashkësisë Islame, për proceset nëpër të cilat po kalon shoqëria kosovare. Ai, u interesua edhe rreth nevojave e sfidave me të cilat përballet KBI-Prizren, si dhe ofroi bashkëpunim të plotë në fushat ku ai mund të kontribuojë.
Kryeimami Bislimaj e falënderoi shumë z. Damkën për vizitën, interesimin dhe përkrahjen e tij ndaj Bashkësisë Islame.
Takimi ishte i ngrohtë e mjaft konstruktiv!
 
 

 

 

 

 

 

 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 9 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës