Vazhdoi mbledhja e radhës me imamët e komunës së Prizrenit, grupi i tretë

Sot, vazhdoi mbledhja e radhës me imamët e komunës së Prizrenit, grupi i tretë.
Edhe më tutje, sfidat që prodhoi pandemia Covid-19, mbeten object i diskutimeve. Kryetari Mr.Besim ef. Berisha e kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj, evokuan vështirësitë, fetare e ekonomike, me të cilat është përballur KBI dhe imamët në përgjithësi gjatë vitit të kaluar.
Pati diskutime të mira në lidhje me rifillimin e mektebit, efikasitetin e shërbimeve fetare, inkasimin e centralizimin e anëtarësisë, etj.
Mbledhja u mbajt në selinë e Këshillit.
Si gjithmonë, frymë vëllazërore dhe vullnet për punë!
Zot i Madhërishëm, mos e lë këtë vend pa ulema!

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 12 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës