Kryetarja e partisë Socijaldemokratska Unija, znj. Duda Balje e vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren

Kryeimami i KBI-Prizren, dr. Orhan ef. Bislimaj, së bashku me sekretarin dr. Faruk ef. Ukallo, dhe disa imamë e anëtarë të Këshillit, e pritën në takim kryetaren e partisë Socijaldemokratska Unija (SDU), znj. Duda Balje e shoqëruar nga bashkëpunëtorët e saj.
Kryetarja, znj. Balje u interesua për punën dhe funksionimin e KBI-Prizren. Po ashtu, në kuadër të takimit u bisedua edhe për çështje konkrete, e të cilat janë preokupim i Bashkësisë Islame.
Kryeimami Bislimaj, e falënderoi znj. Balje për vizitën, interesimin dhe bashkëpunimin e ofruar.
Takimi ishte mjaft konstruktiv!
 
 
 
 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 8 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës