Kryetari i Komunes se Prizrenit, dr. Mytaher Haskuka e vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame ne Prizren

Kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, dr. Orhan ef. Bislimaj, së bashku me sekretarin dr. Faruk ef. Ukallo, veprimtarin Fetah ef. Bekolli dhe disa imamë e anëtarë të Këshillit, e pritën në takim kryetarin e Komunës së Prizrenit, dr. Mytaher Haskuka së bashku me znj. Jetmira Vrenezi - Bislimaj e z. Hajrulla Çeku - kandidatë për deputet nga radhët e VV-së, si dhe z. Islam Thaqi – drejtor për punë dhe mirëqenie sociale në Komunën e Prizrenit.

Sikurse edhe në takimet e mëhershme, kryetari Haskuka u interesua për punën dhe funksionimin e KBI-Prizren. Njësoj edhe kandidatët për deputet u interesuan për kërkesat e KBI-Prizren. Në kuadër të takimit u bisedua edhe për çështje konkrete, e të cilat janë preokupim i Bashkësisë Islame.
Kryeimami Bislimaj, e falënderoi kryetarin Haskuka dhe bashkëpunëtorët e tij për vizitën, interesimin dhe bashkëpunimin e ofruar.
Takimi ishte konstruktiv dhe kaloi në një frymë të ngrohtë vëllazërore!

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 14 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës