Kryetari i AAK-së, z. Ramush Haradinaj, e vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren

Kryetari i AAK-së, z. Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga z. Lulzim Kabashi, kryetar i AAK-së-dega në Prizren, dhe disa nga kandidatët për deputet nga AAK-ja, e vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren. Ata, u mirëpritën nga Kryeimami i Këshillit të BI-së në Prizren, dr. Orhan ef. Bislimaj, si dhe bashkëpunëtorët e tjerë. Gjatë takimit, u trajtuan tema të ndryshme me rëndësi të veçantë për shoqërinë. Z. Haradinaj theksoi se roli i Bashkësisë Islame të Kosovës ishte dhe mbeti i patjetërsueshëm sa i përket shtet ndërtimit, duke shtuar se respekti ndaj religjioneve është një pasuri e madhe të cilën duhet ruajtur dhe transmetuar brezave pasardhës. Ndërsa kryeimami Bislimaj, falënderoi kryetarin e AAK-së z. Haradinaj për vizitën, duke vlerësuar kontributin dhe angazhimin e tij për pavarësinë e Kosovës. Gjatë kësaj vizite, z. Haradinaj i dhuroi medaljen "Me besim në Zot, atdhe e shtet" Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare. Në emër të Këshillit të BI-së në Prizren, Kryeimami Bislimaj, i dhuroi z. Haradinaj librin "Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identit kombëtar". Takimi u përmbyll me një prononcim për media.
Takimi ishte miqësor dhe kaloi në një frymë të ngrohtë vëllazërore!
 
 
 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 16 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës