Në shenjë vlerësimi e respekti, z. Xhemshit Krasniqi, nga Prizreni e vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit

Në shenjë vlerësimi e respekti, z. Xhemshit Krasniqi, nga Prizreni e vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit. Ai, u mirëprit nga kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj dhe anëtari i Këshillit, imami Hysni ef. Poniku.
Xhemshit Krasniqi, e vlerësoi lartë kontributin e Bashkësisë Islame, për shoqërinë, dhënë ndër breza. Kryeimami Bislimaj, e njoftoi për angazhimet dhe aktivitetet e KBI-Prizren, si dhe e falënderoi për vizitën.
Vlen të theksohet se Xhemshit Krasniqi është veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare dhe njëherit epror i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kontributi i tij është i madh dhe afatgjatë për interesin e përgjithshëm.
Takimi ishte mjaft miqësor!

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 3 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës