Një delegacion i Bashkësisë Islame të Sanxhakut,qëndroi në KBI-Prizren

Në kuadër të bashkëpunimit të mirë, një delegacion i Bashkësisë Islame të Sanxhakut me seli në Novi Pazar, i prirë nga dr. Rešat ef. Plojovič – drejtor për çështje fetare, Malik Nureviq - drejtor i shtëpisë botuese El-Kelimeh dhe mr. Muhedin Latifoviqi, e vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizenit.
Ata u mirëpritën nga kryeimami i KBI-Prizren, dr. Orhan ef. Bislimaj, anëtari i Këshillit Anel ef. Avdija dhe imami i xhamisë së Re në Lubizhdë, Amir ef. Ademi. Kryeimami Bislimaj, i falënderoi për vizitën e tyre në Prizren.
Drejtori, Plojovič mbajti ligjëratën e xhumasë në xhaminë ‘Daru Selam’, në Prizren, kurse Muhedin Latifoviqi, në xhaminë e re në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.
Bashkëpunimi dhe takimet e këtilla duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 17 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës