Ceremonia solemne me rastin e kryerjes së HATMES së Kur’anit

Me prezencë të shumë xhematlinjve, ditën e dielë, me datë 10.01.2021, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit – xhamia e fshatit Lubizhdë, KK Prizren, organizoi ceremoninë solemne me rastin e kryerjes së HATMES së Kur’anit, nga vijueset e rregullt të Mektebit të xhamisë.
Imamët e fshatit, Faruk ef. Idrizi dhe Amir ef. Ademi, me shumë sukses, kanë arritur që t’ua mësojë mësimin e leximit të Kur’anit 8 nxënëseve. Imami Faruk ef. Idrizi, në fjalën e tij, tregoi rreth ecurisë së mësimit në Mekteb, si dhe falënderoi edhe prindërit për interesimin dhe bashkëpunimin e tyre.
Në fjalën e tij, kryetari i KBI-Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, vlerësoi lartë angazhimin e hoxhallarëve të fshatit. Po ashtu, e vlerësoi lartë dhe vetëdijën e prindërve, të cilët i kanë motivuar fëmijtë e tyre, për të ndjekur mësimet në mektebin e xhamisë. Tubimin e përshëndetën edhe kryetari i fshatit, Nehat Vehapi dhe drejtori i shkollës fillore Ekrem Rexha “Drini”, Dr. Senad Neziri.
Në fytyrën e të pranishmëve, shihej gëzimi dhe hareja, e sidomos te prindërit e fëmijëve që kanë bërë hatme Kur’anin.
Ceremonia u mbajt në xhaminë e fshatit, filloi me tekbire ndërsa mbaroi me duanë e Hatmes.
Sipas traditës, duaja e Hatmes, në këtë fshat është një moment feste. Pas ceremonisë, familjet e nxënësve, i marrin mysafirët e ftuar për të drekuar në shtëpi, familjarisht.
Suksese, fëmijëve, familjeve dhe imamëve Faruk ef. Idrizi dhe Amir ef. Ademi...!
 
 
 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 13 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës