Për një vizitë urimi në shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit“

Për një vizitë urimi, kryetari i KBI-Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, së bashku me kryeimamin Dr. Orhan ef. Bislimaj, sekretarin Dr. Faruk ef. Ukallo dhe zyrtarin e shërbimeve fetare, Erol ef. Raka, vizituan shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.
Ata u mirëpritën nga drejtori i shoqatës, humanisti i pa lodhur, z. Halil Kastrati dhe bëshkëpunëtorët e tij.
Kryetari Berisha, në emër të KBI-Prizren, e përgëzoi hoxhë Halil Kastratin për punë e madhe, si dhe e uroi për hapjen e ‘Shtëpisë së të Moshuarve’ dhe kalimin e selisë së shoqatës në të njëjtin kompleks, në Gjinovc të Therandës.
Një falënderim meritor për të gjithë bamirësitë. Zoti i Madh I shpërbleftë me mirësitë e dynjasë dhe ahiretit.
Takimi ishte vëllazëror e mjaft konstruktiv!

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 5 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës