Për një vizitë vëllazërore e bashkëpunimi, Kryetari i KBI-Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta, vizitoi KBI në Prizren

Për një vizitë vëllazërore e bashkëpunimi, Kryetari i KBI-Gjakovë, Dr. Valon ef. Myrta, së bashku me kryeimamin Visar ef. Koshi e sekretarin Esat ef. Rexha, e vizituan KBI-Prizren.

Ata, u mirëpritën nga kryetari, Mr. Besim ef. Berisha, kryeimami, Dr. Orhan ef. Bislimaj, sekretari Dr. Faruk ef. Ukallo, e zyrtari i shërbimeve fetare, Erol ef. Raka.

Gjatë takimit u bisedua për çështje të ndryshme organizative në nivel të dy institucioneve si dhe shfrytëzimin e praktikave të mira.
Natyrisht u bisedua edhe për vështirësitë që ka prodhuar pandemia Covid-19.

Takimi ishte shumë vëllazëror dhe mjaft konstruktiv!

 

 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 9 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës