Kryetari i KBI-Prizren, e priti në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Prizren, z. Shaqir Totaj

Kryetari i KBI-Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, së bashku me kryeimamin Dr. Orhan ef. Bislimaj dhe sekretarin Dr. Faruk ef. Ukallo, e pritën në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Prizren, z. Shaqir Totaj dhe bashkëpunëtorët e tij, Arben Rashkaj, Alban Bislimaj, Shkelzen Kastrati e Nehat Elshani.

Gjatë takimit u bisedua për tema të ndryshme, përfshirë situatën e përgjithshme në komunën e Prizrenit dhe në Kosovë.

Me këtë rast, z. Totaj u interesua nga afër për gjendjen e Këshillit të Bashkësisë Islame në raport me vështirësitë që ka sjellur pandemia Covid-19. Po ashtu, ai e vlerësoi lartë kontributin e Bashkësisë Islame për shoqërinë dhe ofroi bashkëpunimin e tij dhe të partisë, në çdo projekt që është në interesin e përgjithshëm.

Kryetari i KBI-Prizren, Besim ef. Berisha e falënderoi kryetarin Totaj, për vizitën, interesimin dhe bashkëpunimin e ofruar.

Takimi ishte kontruktiv!

 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 6 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës