Edhe një xhami e re, në qytetin e Prizrenit!

Me Kur’an, dua e tekbire, filluan punimet për dërtimin e xhamisë së Re, në lagjën ‘Bajer’, në Prizren.

Truallin e xhamisë e kanë dhuruar vëllezërit Rototo (Bedredin, Osman, Mahmut e Xhoshkun) nga Prizreni, në sipërfaqe prej 600 m2. Ndërsa, investimin e bëjnë bamirësit e Prizrenit, sikurse edhe xhamitë e tjera.

Ndërtimi i një xhamie, ku do qoftë ajo, do të thotë edhe një kandil ndriçues më shumë. Sepse, roli i xhamisë është edukativo-arsimor. Ato, ndikojnë në vetëdijësimin dhe përmirësimin e shoqërisë. Aty edukohet dhe ndërgjegjësohet brezi i ri.

Gjatë viteve ’90 - ta, kur okupatori serb ndaloi shkollat, kanë qenë afër 15 xhami të Prizrenit që i kanë hapur dyertë për nxënësit e studentët.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, janë mbajtur edhe shumë aktivitete të tjera, përfshirë pajtimet e gjaqeve e ngatërresave, shpërndarja e ndihmave humanitare, organizimet politike kombëtare e deri te rganizimet e luftës për çlirimin e Kosovës.

Urime për qytetarët e lagjës Bajer! Urime e për hajr, për të gjithë!

El-hamdulilah!

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 16 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës