Për nder të ditëlindjes së Resulullahit, Muhamedit a.s., Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, organizoi program fetar - (2020)

Për nder të ditëlindjes së Resulullahit, Muhamedit a.s., Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, organizoi program fetar (Kur’an, ligjëratë, pjesë të mevludit, Ilahi, etj.). Programi u realizua nga imamët e KBI-së Prizren dhe u mbajt në xhaminë “Sinan Pasha”, në Prizren, ora 18:30.
Vërtet, pati atmosferë fantastike. Kënaqësi e lumturi! Xhamia ishte e mbushur me xhemat, nga të gjitha shtresat, burra e gra.
Filloi me Kur’an, të lexuar nga hfz. Daut ef. Lezi.
Fjalë përshëndetëse për të pranishmit, pati kryetari i Këshillit, Mr. Besim ef. Berisha dhe këshilltari për çështje fetare në Ambasadën turke në Prishtinë, zt.Nevzat Sabri Akin.
Ndërsa, ligjëratën kryesore mbi mevludin e mbajti kryetari I BIRK-ut, Myftiu Naim ef. Tërnava. Në ligjëratën e tij, Myftiu Tërnava foli për personalitetin e Pejgamberit a.s., në shumë dimenzione. Po ashtu, ai kritikoi të gjitha ata që ngritin zërin kundër mevludit, si dhe ata që bëjnë përpjekje për ta nënçmuar Muhamed Mustafanë a.s.
E pjesën artistike të programit e realizuan: Kryeimami dr. Orhan ef. Bislimaj bashkë me imamët: Hfz. Etem Alanka, hfz. Daut Lezi, Kujtim ef. Bislimaj, Shqipron ef. Saramati, Alija ef. Abdija, Fatmir ef. Sezairi, si dhe dy bilbilat e Prizrenit Deniz e Menduh Allajbegu.
Programin e moderoi, sekretari dr. Faruk ef. Ukallo.
Pejgamberi Muhamed a.s. u lind në Mekkë, në vitin 571 të kalendarit miladi, nga baba Abdullahi dhe nëna Emine. Për lindjen e tij, u gëzua çdo krijesë, u gëzuan tokë e qiell! Ishte njeri i përkryer, u rrit nën mbikqyerjen direkte të Krijuesit, për të qenë i denjë, për pranimin e shpalljes / pejgamberisë. Të gjithë ata që e kanë njohur, nuk kanë pasur as vërejtjen më të vogël për personalitetin e tij. E, Allahu e di se kujt ia dërgon misionin e pejgamberisë.
Në vitin 610 atij i filloi shpallja prej Allahut, pra zbritja e Kur’anit, nëpërmjet melekut Xhibril. I Dërguari i Allahut vdiç në Medinë në vitin 633 në moshën 63 vjeçare, duke i lënë ymetit thesarin e udhëzimit për në rrugën e drejtë. Para vdekjes së tij, ai pati lënë një porosi: “Unë po ju lë dy gjëra, gjersa i përmbahuni, kurrë nuk do të devijoni nga rruga e drejtë, e ato janë: Kur’ani – Fjala e Allahut dhe Sunneti – tradita ime si i Dërguar i Allahut.” Allahu ka vërtetuar në Kur’an, se pas tij, nuk do të ketë pejgamber tjetër.
Mevludin e Pejgamberit a.s., e shënon e gjithë bota islame, me aktivitete të ndryshme, fetare, shkencore e kulturore.
Urime e gëzuar Muaji i Mevludit – Datëlindja e Muhamdit a.s.!

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 10 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës