Për një vizitë kurtuazie, KBI-Prizren qëndruan në shkollën ‘Maarif’ (IMSK), dega në Prizren

Për një vizitë kurtuazie, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, Mr. Besim ef. Berisha, së bashku me kryeimamin Dr. Orhan ef. Bislimaj, sekretarin Dr. Faruk ef. Ukallo e zyrtarin e shërbimeve fetare Erol ef. Raka, qëndruan në shkollën ‘Maarif’ (IMSK), dega në Prizren.

Ata, u mirëpritën nga drejtori i shkollës z.Mustafa Yılmaz, zv.drejtori z. Yucel Spahi dhe sekretari z. Flamur Krasniqi.

Drejtori, z. Yılmaz, e njoftoi delegacionin e KBI-Prizren për shkollën Maarif, përfshirë strukturën, funksionimin, personelin, planprogramin, sallat e mësimit e deri te përgatitjet adekuate për zhvillimin e mësimit në kushte të pandemisë Covid-19.

Nga ana e tij, kryetari i Këshillit, Mr. Besim ef. Berisha, e vlerësoi lartë punën e shkollës ‘Maarif’, duke thënë se kjo shkollë tashmë është një alternativë e mirë dhe vlerë në qytetin e Prizren. Ai, në emër të KBI-Prizren i ofroi bashkëpunim, e në dobi të qytetarëve të komunës së Prizren.

Takimi ishte mjaft konstruktiv dhe kaloi në frymë vëllazërore!

 

 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 16 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës