Në kuadër të bashkëpunimit të mirë, kryetari i KBI-Prizren e vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Malishevës

Në kuadër të bashkëpunimit të mirë, kryetari i KBI-Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, bashkë me kryeimamin Orhan ef. Bislimaj, sekretarin Faruk ef. Ukallo dhe zyrtarë të tjerë, e vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Malishevës, për ta uruar Mr. Sead ef. Paqarizin, me rastin e zgjedhjes së tij kryetar i këtij institucioni. Ata u mirëpritën nga kryetari, z. Paqarizi, kryeimami Florim ef. Krasniqi dhe zyrtarë të tjerë. Përveq urimit, ky takim u shfrytëzua edhe për shkëmbimin e përvojave dhe diskutimin e praktikave të ndryshme institucionale. Takimi ishte vëllazëror dhe mbaroi me premtimin për bashkëpunim të mëtutjeshëm, e për interesin e përgjithshëm.

 

 

 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 19 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës