Lajmërim - Fitër Bajrami

L A J M Ë R I M

FITËR BAJRAMI

- Ditën e Diel, 24 Maj 2020 -


1) Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, i lajmëron të gjithë besimtarët islamë të Komunës së Prizrenit, se dita e parë e festës së Fitër Bajramit është më datë 24 Maj 2020 (e diel);

2) Për shkak të masave kundër pandemisë Covid-19, kësaj radhe, namazi i Fitër Bajramit, nuk do të falet nëpër xhamitë e Kosovës, me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik dhe të jetës së njerëzve;

3) Por, për ta sublimuar këtë festë, për ta bërë sa më madhështore në rrethanat ekzistuese, imamët e xhamive, në ditën e parë të festës, përmes altoparlantëve të minareve, do të lexojnë ‘tekbirin’ (3 herë) dhe ‘salavatin’ (3 herë), në orën 05:42 min, që përkon me hyrjen e kohës së namazit të Fitër Bajramit. Ju ftojmë, që t’i ndiqni nga shtëpitë e juaja!

4) Gjithmonë, duke pasur parësor shëndetin publik, ftojmë qytetarët, që kësaj radhe t’i kursejnë vizitat grupore e familjare gjatë ditëve të festës;

5) KBI-Prizren, nuk organizon pritjen solemne për Fitër Bajram, siç e ka pasur traditë nga vitet e kaluara!

E lusim Zotin Fuqiplotë, që t’na largojë pandeminë Covid-19 dhe t’i kthehemi jetës tonë normale!

Gëzuar Festa e Fitër Bajramit!

Këshilli i Bashkësisë Islame
Prizren

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 14 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës