Njoftim - Sadakatu-l Fitri

Të nderuar besimtarë islamë, qytetarë të Komunës së Prizrenit!

Pejgamberi, paqja e mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Agjërimi, do të mbetet pezull në mes tokës e qiellit, derisa besimtari ta japë Sadakatu-l Fitrin.

Tani, kur kanë mbetur edhe pak ditë për pagimin e Sadakatu-l Fitrit, ju ftojmë që këtë obligim ta bëni sa më parë, e deri para faljes së Fitër Bajramit!

Pagesat, mund t’i kryeni:

- Në zyren e KBI-Prizren, çdo ditë, prej orës 08-16;

- Te imami i secilës xhami, në kohën e çdo namazi!

- Në xhirollogarinë bankare: Këshilli i Bashkësisë Islame – Prizren, BKT-1911642445031143

Çdo kontribut i juaji, prej sadakatu-l fitrit, zeqatit, anëtarësisë apo bamirësive të tjera, do të shkojë në vendin e duhur dhe, mbi të gjitha në zhvillimin e jetës fetare!

Bashkësia Islame është organi i vetëm kompetent në vend, që kujdeset me përgjegjësi për punët e fesë. Ajo, është e juaja dhe ka qenë e tillë, ndër shekuj!

Zoti ju shpërbleftë, për çdo kontribut që e jepni në rrugë të Zotit!

Këshilli i Bashkësisë Islame

Prizren

 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 13 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës