Xhemati i fshatit Randobravë të Prizrenit, organizoi një ceremoni solemne

Xhemati i fshatit Randobravë të Prizrenit, në emër të gurthemelit, mirënjohjes e falënderimit, organizoi një ceremoni solemne, me rastin e përfundimit të pllakës së parë të xhamisë.

Në këtë takim, mori pjesë kryetari i KBI-Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, kryeimami Dr. Orhan ef. Bislimaj, sekretari Dr. Faruk ef. Ukallo dhe zyrtarë të tjerë.

Kryetari i fshatit, njëkohësisht edhe drejtor i shkollës, z. Azer Shala e hapi tubimin dhe i falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrje. Ai tha se ky është tubim mirënjohës ndaj të gjithë juve, ndaj Bashkësisë Islame, ndaj të gjithë donatorëve nga fshati dhe jashtë fshatit, që po e mbështesin ndërtimin e xhamisë. Zoti i shpërbleftë të gjithë!

Fjalim përshëndetës mbajti kryetari i Këshillit dhe kryeimami, të cilët i falënderuan dhuruesit e truallit të xhamisë: 1) Djemtë e rahmetli Hamdi Hoxhës dhe 2) Shemsidin Shala, për dhurimin e truallit të xhamisë. Po ashtu, i falënderuan edhe të gjithë donatorët, që kanë dhënë ndihmat e tyre dhe që vazhdojnë të japin edhe më tutje. Një falënderim ia dedikuan edhe Këshillit Nismëtar, i kryesuar nga koordinatori Azer Shala, për angazhimin e tyre në mbarëvajtjen e punës.

E, me lexim të Kur’anit, zemrat i freskoi hfz. Daut ef. Lezi, imam i xhamisë Emin Pasha në Prizren.

Zoti i shpërbleftë të gjithë kontribuesit në hajrate!

 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 15 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës