Qyteti i Prizrenit i dha lamtumirën e fundit Mulla Hasan ef. Salihut nga Prizreni

Qyteti i Prizrenit i dha lamtumirën e fundit Mulla Hasan ef. Salihut nga Prizreni. Në ceremoninë e varrimit, pati shumë pjesëmarrës, xhemat, imamë, zyrtarë nga Bashkësia Islame e Kosovës e Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, si dhe personalitete të ndryshme, nga Prizreni, Kosova e nga trojet shqiptare.

Hasan ef. Salihu, një jetë të tërë, e ka kaluar në hoxhallëk e në shërbim të Bashkësisë Islame. Pas kryerjes së Medresesë “Alaudin” të Prishtinës, ka filluar të punojë si imam, hatib e mualim, në xhami të ndryshme, në qytete e fshatra të Prizrenit e Kosovës. Për shumë vite ka qenë imam në xhaminë “Suzi Zerrini”, në Prizren, si dhe arkëtar i KBI-Prizren, deri në pensionimin e tij, në vitin 2011.

Haxhi Hasani ka merita të mëdha për Bashkësinë Islame. Edhe pse, mund të bënte zgjidhje më të mira për jetën e tij, megjithatë, ai, e lidhi fatin për rrugën e Zotit, në lule të rinisë, në fillim të viteve ’60-ta të shekullit të kaluar, në atë kohë, kur njerëzit largoheshin nga feja, për shkak të ideologjisë komuniste. Asokohe, shkuarja në xhami, shihej nënçmim. E, haxhi Hasani, pikërisht në atë kohë iu përvesh shërbimit për fenë e Zotit, e në rrugën e Pejgamberit a.s.

Haxhi Hasani, pas një sëmundje të shkurtër dhe trajtimit mjekësor disa orësh, vdiq në Spitalin e Prizrenit më datë 26.12.2019 (e enjte), afërsisht në ora 4 të sabahit, në moshën 76 vjeçare. Në të njëjtën ditë, u varros në varrezat e qytetit të Prizrenit. Namazi i xhenazës u fal në xhaminë e “Mehmet Terziu”, në Prizren, në kohën e drekës, i prirë nga djali i tij, Irfan ef. Salihu.

E lusim Allahun e Madhërishëm, që Mulla Hasan Salihun, ta shpërblejë me xhennetin Firdews dhe shpirtin e tij ta shoqërojë me shpirtin e pejgamberëve dhe njerëzve të mirë!

Ngushëllime familjes, kolegëve e xhematit…!

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 16 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës