Me dua e lutje për viktimat e tërmetit në Shqipëri

      Me dua e lutje për viktimat e tërmetit në Shqipëri, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, e mbylli muajin e Mevludit (Rebiu’l evvel) – përkujtimit të ditëlindjes së Pejgamberit a.s.. Programi u mbajt në xhaminë “Kurilla”, në Prizren.

Imami i xhamisë, Naser ef. Kastrati, në fjalën e tij hyrëse, pasi u dëshiroi mirardhje të pranishmëve, përveç tjerash tha se ky tubim, është lajmëruar më herët, por qëllimisht nuk e kemi anuluar, në mënyrë që të shërbejë edhe si një moment i lutjeve tona të përbashkëta për viktimat e tërmetit në Shqipëri, pasiqë bëhet fjalë për një program që përmban dua e lutje tek Allahu.

Përshëndetje në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, bëri kryetari Mr. Besim ef. Berisha, i cili, shprehu pikëllimin për gjendjen e rëndë në Shqipëri, me lutjen, që Allahu t’i mëshirojë të vdekurit, t’u japë sabër familjeve të tyre, si dhe t’i shërojë plotësisht të lënduarit.

Një ligjëratë përmbajtësore përfshirë edhe për sprovën e tërmetit, që ka goditur Shqipërinë e Kosovën, e mbajti prof. Reshat ef. Mexhiti, nga Prizreni, imam i xhamisë së Bajraklisë si dhe mësimdhënës në Medrese – Paralelja në Prizren. Ai, fillimisht foli për dashurinë ndaj Allahut dhe Pejgamberit, pastaj për nevojën që të drejtohemi kah rruga e Zotit, e një pjesë të konsiderueshme të ligjëratës ia kushtoi tërmetit, si një sprovë prej Perëndisë, që na ka goditur në këto ditë, e që ka shkaktuar viktima në Shqipëri.

Ndërsa, pjesën tjetër të programit, e realizuan imamët e Prizrenit, të cilët freskuan zemrat e të pranishmëve, me lexim të bukur të Kur’anit, me pjesë të mevludit, me ilahi, kaside, salavat, etj.

Në fund, u bë edhe duaja e tubimit, me lutjen që Allahu t’i drejtojë zemrat tona në atë që Ai është razi dhe me lutjen e sinqertë për vëllezërit në Shqipëri.

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 8 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës