Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, realizoi program në xhaminë "Dëshmorët e Arbanës”, në Prizren

Me lexim të bukur të Kur’anit, me ligjëratë / ders përmbajtësor, si dhe me disa pjesë të mevludit, me kaside e ilahi, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, realizoi program fantastik të radhës në xhaminë "Dëshmorët e Arbanës”, në Prizren.

Imami i xhamisë, Ilir ef. Bytyqi, me admirim e kënaqësi i përshëndeti të pranishmit. Në emër të KBI-Prizren, përshëndetjen e bëri kryetari i Këshillit, Mr. Besim ef. Berisha. Ligjëratën kryesore e mbajti, Adnan ef. Arifi, imami i xhamisë “Qohaxhi Mahmud”, Prizren, i cili evokoi momente interesante nga jeta e Pejgamberit a.s.. Ndërsa, imamët e muezinët e KBI-Prizren, e realizuan pjesën artistike të programit.

Vërtet, momente të mira e të paharrueshme. Po ashtu, edhe nostalgji për traditën e mevludit, ndër shekuj. Të pranishmit u ngritën në këmbë, për të sublimuar përkujtimin për Muhamedin a.s., tamam si tynahere, kur odat tona gjëmonin nga salavatet. Të gjithë, me një zë, me një melodi, me një qëllim, me një ritëm, burra e gra, djemë e vajza, i vogël e i madh, recitonin: “Allahume sal-li ala sejjdina, Muhamedinin-nebijj-ji ve ala alihi ve sahbihi ve sel-lim”.

 

 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 11 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës