Për nder të Mevludit, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit – xhamia “Antaliya”, në Prizren, organizoi tubim fetar

     “Kerkujt Zoti në këtë dynja sikur ky djal - Nuk ia dha kujt, e as pas sodit nuk e falë”, këto janë dy vargje prej tërësisë së ‘Mevludit’, që i dedikohen Pejgamberit a.s..

Nën melodinë e leximit të Kur’anit, e bashkë me ligjëratën / dersin përmbajtësor, si dhe me disa pjesë të mevludit, me kaside e ilahi, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, realizoi program fantastik në xhaminë ‘Antalya”, në Prizren. Vërtetë, atmosferë madhështore e impozante. Mallëngjim e nostalgji, për traditën e mevludit, ndër shekuj. Tamam si tynahere, kur odat tona gjëmonin nga atmosfera e mevludit, të pranishmit u ngritën në këmbë, për të sublimuar përkujtimin, për Muhamedin a.s., të gjithë, me një zë, me një melodi, me një qëllim, me një ritëm, burra e gra, djemë e vajza, i vogël e i madh, recitonin: “Allahume sal-li ala sejjdina, Muhamedinin-nebijj-ji ve ala alihi ve sahbihi ve sel-lim”.

Veç ai, që pati fatin të prezentojë, mund ta dijë emocionin e tubimeve të këtilla.

Pas përshëndetjes nga imami I xhamisë, hfz. Faton ef. Bytyqi dhe përshëndetjes në emër të KBI-së, nga kryetari Mr. Besim ef. Berisha, imamët e Prizrenit e realizuan programin. Në sytë e të pranishmëve shihej hareja e gëzimi. Besa kishte edhe lot, nga kënaqësia, mallëngjimi e nostalgjia.

Ligjëratën kryesore e mbajti, Dr. Gykan ef. Shipkovica, imam në xhaminë "Myderris Ymer Prizreni", në Prizren, si dhe mësimdhënës në Medrese - Paralelja në Prizren, i cili evokoi momente interesante nga jeta e Pejgamberit a.s..

Këto tubime do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Momente të paharrueshme…!

 

 

 

 

 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 7 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës