Për nder të Mevludit, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit – xhamia “Mahmud Pasha”, në Prizren, organizoi tubim fetar

   Manifestimet për Mevludin – përkujtimi i Ditëlindjes së Pejgamberit a.s., po vazhdojnë në Komunën e Prizrenit. Kësaj radhe organizim pati në xhaminë “Mahmud Pasha” (lagjja Hoqamahallë), në Prizren. Gëzim hare e lumturi! Burra e gra, djemë e vajza, me ngazëllim e ndjekën programin fetar: lexim të Kur’anit, ders, mevlud, kaside e ilahi.

Imami i xhamisë, Zaim ef. Qafleshi, me dashuri e respekt, i përshëndeti të pranishmit dhe u dëshiroi mirëseardhje. Në emër të KBI-Prizren, fjalë përshëndetëse, mbajti kryetari i Këshillit, Mr. Besim ef. Berisha, ndërsa dersin mbi mevludin, e mbajti imami i xhamisë “Antalya”, në Prizren, hfz. Faton ef. Bytyqi. E, imamët e KBI-së, e realizuan pjesën artistike të programit.

Do ta themi për të satën herë, se tubimet e këtilla, as më pak e as më shumë, kanë për qëllim falënderimin ndaj Krijuesit për mirësinë e shpalljes dhe dërgimin e Muhamedit a.s., për pejgamber, për shoqërinë njerëzore në përgjithësi.

Momente fantastike, ngrohtësi vëllazërore!

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 17 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës