Për nder të Mevludit, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit – xhamia “Uhud”, në Prizren, organizoi tubim fetar

   Për nder të Mevludit – përkujtimit të ditëlindjes së Pejgamberit a.s., Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit – xhamia “Uhud”, në Prizren, organizoi tubim fetar. Imami i xhamisë, Mr. Elmir ef. Karaxhi, i përshëndeti të pranishmit dhe u dëshiroi mirëseardhje. Në emër të KBI-Prizren, fjalë përshëndetëse, mbajti kryetari i Këshillit, Mr. Besim ef. Berisha, ndërsa ligjëratë mbi mevludin, mbajti Kryeimami, Dr. Orhan ef. Bislimaj. E, imamët e KBI-së, realizuan pjesën artistike të programit.

Tubimet e këtilla, as më pak e as më shumë, kanë për qëllim falënderimin ndaj Krijuesit për mirësinë e shpalljes dhe dërgimin e Muhamedit a.s., për pejgamber, për shoqërinë njerëzore në përgjithësi.

Pa dyshim, momente të mira e të paharrueshme!

Allahum-me sal-li ala Muhamedin ve ala ali Muhamed!

 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 16 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës