Një delagacion i KBI-Prizren, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë

     Këto ditë, prej datës 22-27 Shtator 2019, një delagacion i KBI-Prizren, i prirë nga kryetari i Këshillit Mr. Besim ef. Berisha, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë. Pjesë e delegacionit ishte zv. kryetari i Kryesisë së BIRK-ut, prof. Reshat ef. Mexhiti, kryeimami i Këshillit, Dr. Orhan ef. Bislimaj si dhe anëtarët e Këshillit të BI-së në Prizren.

Si gjithmonë mikëpritja nga vëllezërit turq ishte mjaftë e ngrohtë dhe për këtë organizim, duhet falënderuar Bashkësinë Islame të Turqisë (Diyanetin).

Gjatë qëndrimit të Turqi, delegacioni nga Prizreni, pati rastin që të vizitojë institucione të ndryshme: Vali, Kajmakam, Myfti, Universitete, Medrese, Institute të hifzit, xhami, etj., në gjashtë komuna na rajonin e Karadenizit: Samsun, Amasya, Ordu, Giresun, Trabzon dhe Rize. Ndërsa, siç dihet, qyteti Amasya, ka marëdhënie binjakëzimi me qytetin e Prizrenit dhe Beratit.

Në qytetin e Samsunit, delegacioni nga Prizreni, vizitoi: Bashkësinë Islame (Diyanetin) për regjionin e Samsunit, ku u mirëpritën nga myftiu I Samsunit Veysel ef. Çakı; Komunën e Samsunit, ku u mirëpritën nga kryetari i Komunës, z. Mustafa Demir, etj.

Në qytetin Amasya, delegacioni vizitoi Bashkësinë Islame (Diyanetin) për regjionin e Amasyas, ku u mirëpritën nga myftiu Abdulkadir Kesvelioglu; Valillëkun e regjionit të Amasyas, ku I mrëpritën nga valiu z. Osman Varol; Spitalin psikiatrik, që i përket periudhës osmane dhe sot shërben si object i trashëgimisë kulturore për vizitorë; Institutin e Hifzit “Buyukaga Medresesi Hafizlik Kur’an Kursu, prej të cilit vazhdojnë të dalin shumë hafizllarë, etj.

Në qytetin Ordu, delegacioni vizitoi disa vende të rëndësishme, përfshirë edhe teleferikun, që shtrihej mbi qytet. Aty, u shoqëruan nga zv.myftiu z. Cemal Uzun.

Në qytetin Giresun, vizitoi Bashkësinë Islame (Diyanetin) për regjionin e Giresunit, ku u mirëpritën nga myftiu Muhitin Oral.

Në Qytetin e Trabzonit, vizitoi Bashkësinë Islame (Diyanetin) për regjionin e Trabzonit, ku u mirëpritën nga myftiu Osman ef. Ajdin dhe ndihmës myftiu Hadi Keskin; Institutin e hifzit, Hoxha Hasan Gonen, etj.

Në qytetin e Rizës, vizitoi Bashkësinë Islame (Diyanetin) për regjionin e Rizës, ku i mirëpritën nga myftiu, Ismail ef. Jalçin; Universitetin Recep Tayyib Erdogan, ku u mirëpritën nga rektori Prof.dr. Husein Kahraman; Fakultetin e Studimeve Islame; Medresenë Kaptan Ahmed Erdogan, në qytezën Guneysu, prej nga e kishte prejardhjen nëna e presidentit të Turqisë, z. Recep Tayyip Erdogan, etj.

Kjo vizitë, përtej zyrtarës, kishte edhe karakter kulturor. Delegacioni, pati rastin, që të vizitojë monumente të trashëgimisë kulturore e rezervate arkeologjike. Po ashtu, vizitoi edhe pika turistike, siç ishte ajo në Çay Kara në Uzungöl, Trabzon. E, vizitat në xhamitë e vjetra, kanë qenë mallëngjyese e simpatike, nën tingujt e ezanit karakterisitik, që kumbonte nga minaretë e shumta, gjithandej. Po ashtu, ata përfituan

Pa dyshim, ishte një vizitë e dobishme, sidomos në konsultimin e përvojave të tyre, për shumë aspekte që ndërlidhen me punët e Bashkësisë Islame. Natyrisht nuk mungoi dhe përkrahja e tyre.

Vizitat në Turqi, janë më shumë se vizita, janë frymëzim, edukim, mësim, terbije, kulturë, motiv, dashuri, e mbi të gjithë kënaqësi…!

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 5 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës