Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit – xhamia e fshatit Reçan, KK Prizren, organizoi ceremoninë solemne me rastin e kryerjes së HATMES së Kur’anit

    Me prezencë të shumë xhematlinjve, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit – xhamia e fshatit Reçan, KK Prizren, organizoi ceremoninë solemne me rastin e kryerjes së HATMES së Kur’anit, nga vijuesit e rregullt të Mektebit të xhamisë.

Imami i xhamisë, Masar ef. Fejza,me shumë sukses, ka arritur që t’ua mësojë mësimin e leximit të Kur’anit 9 nxënëseve. Ai, në fjalën e tij, tregoi rreth ecurisë së mësimit në Mekteb, si dhe falënderoi edhe prindërit për interesimin dhe bashkëpunimin e tyre.

Në fjalën e tij, kryeimami i KBI-Prizren, Dr. Orhan ef. Bislimaj, vlerësoi lartë angazhimin e hoxhës së fshatit. Po ashtu, e vlerësoi lartë dhe vetëdijën e prindërve, të cilët i kanë motivuar fëmijtë e tyre, për të ndjekur mësimet në mektebin e xhamisë. Tubimin e përshëndeti edhe hafëz Etem ef. Alanka, nga Instituti i Hifzit në Prizren.

Në fytyrën e të pranishmëve, shihej gëzimi dhe hareja, e sidomos te prindërit e fëmijëve që kanë bërë hatme Kur’anin.
Ceremonia u mbajt në xhaminë e fshatit, filloi me lexim të Kur’anit, ndërsa mbaroi me duanë e Hatmes.

Sipas traditës, duaja e Hatmes, në rajonin e Zhupës së Prizrenit është një moment feste. Pas ceremonisë, familjet e nxënësve, i marrin mysafirët e ftuar për të drekuar në shtëpi, familjarisht.

Suksese, fëmijëve, familjeve dhe imamit Masar ef. Fejza...!

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 10 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës