Drejtori i Medresesë së Mesme “Alauddin”, në Prishtinë, Mr. Jakup ef. Çunaku, e vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit

   Drejtori i Medresesë së Mesme “Alauddin”, në Prishtinë, Mr. Jakup ef. Çunaku, i shoqëruar nga Koordinatori i Medresesë – Paralelja në Prizren, Mr. Ramadan Uka, si dhe një pjesë e stafit mësimdhënës, e vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit. Ata u mirëpritën nga kryetari Mr. Besim ef. Berisha dhe zyrtarët e tjerë.

Gjatë takimit, u bisedua rreth bashkëpunimit për aktivitete të ndryshme në të ardhmen.

Po ashtu, me këtë rast, Drejtori dhe delegacioni i Medresesë, uruan Dr. Faruk ef. Ukallon, për zgjedhjen e tij në detyrën e Sekretarit, si dhe Erol ef. Rakën, në detyrën e Referentit.

Si gjithmonë, takim vëllazëror!

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 16 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës