Drejtori i përgjithshëm i shkollës “Maarif”, në Kosovë, z. Mesut Özbaysar, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit

   Drejtori i përgjithshëm i shkollës “Maarif”, në Kosovë, z. Mesut Özbaysar, i shoqëruar nga drejtori i paralelës së Prizrenit, Prof. Mustafa Yilmaz, e vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit. Ai u mirëprit nga Kryetari i Këshillit, Mr. Besim ef. Berisha dhe zyrtarët e tjerë.

Drejtori Özbaysar, e vlerësoi kontributin e Bashkësisë Islame për shoqërinë. Ai, në cilësinë e Drejtorit ofroi bashkëpunim institucional edhe në të ardhmen. Nga ana e tij, kryetari i Këshillit, Besim ef. Berisha, i falënderoi mysafirët, për vizitën dhe bashkëpunimin e deritanishëm, në interes të qytetarëve të komunës së Prizrenit. Ai tha se, shkolla ‘Maarif’, është një vlerë e shtuar, që e ka begatuar sistemin arsimor të Prizrenit dhe Kosovës në përgjithësi.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për çështje të ndryshme në të ardhmen.

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 4 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës