Xhamia e fshatit Mushnikovë, KK Prizren, organizoi ceremoninë solemne me rastin e kryerjes së HATMES së Kur’anit

Me prezencë të shumë xhematlinjve, Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit – xhamia e fshatit Mushnikovë, KK Prizren, organizoi ceremoninë solemne me rastin e kryerjes së HATMES së Kur’anit, nga vijuesit e rregullt të Mektebit të xhamisë.

Imami i xhamisë, Nail ef. Skenderi, me shumë sukses, ka arritur që t’ua mësojë mësimin e leximit të Kur’anit 27 nxënëseve. Ai, në fjalën e tij, tregoi rreth ecurisë së mësimit në Mekteb, si dhe falënderoi edhe prindërit për interesimin dhe bashkëpunimin e tyre.

Në fjalën e tij, kryetari i KBI-Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, vlerësoi lartë angazhimin e hoxhës së fshatit. Po ashtu, e vlerësoi lartë dhe vetëdijën e prindërve, të cilët i kanë motivuar fëmijtë e tyre, për të ndjekur mësimet në mektebin e xhamisë.

Në fytyrën e të pranishmëve, shihej gëzimi dhe hareja, e sidomos te prindërit e fëmijëve që kanë bërë hatme Kur’anin.

Ceremonia u mbajt në xhaminë e fshatit, filloi me lexim të Kur’anit, ndërsa mbaroi me duanë e Hatmes.

Sipas traditës, duaja e Hatmes, në rajonin e Zhupës së Prizrenit është një moment feste. Familjet e fëmijëve të cilët kryejnë Hatmen, shtrojnë drekë për të pranishmit në menyrë private nëpër shtëpi apo edhe bashkërishtë.

Suksese, fëmijëve, familjeve dhe imamit Nail ef. Skenderi...!

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 5 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës