Kryetari i komunës së Prizrenit, Prof.dr. Mytaher Haskuka, e vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit

Kryetari i komunës së Prizrenit, Prof.dr. Mytaher Haskuka, i shoqëruar nga nënkryetari i Komunës, z. Eshref Memaj, drejtori i Inspektoratit, z. Islam Thaqi, drejtori i Shërbimeve Publike, z. Levent Kasemi, si dhe z. Osman Krasniqi, e vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit.

Kryetari Haskuka dhe bashkëshoqëruesit e tij, e uruan Dr. Orhan ef. Bislimaj, me rastin e zgjedhjes së tij, në pozitën e Kryeimamit, duke i uruar shëndet e suksese në punë.

Nga ana e tij, Kryeimami Bislimaj, i falënderoi për vizitën e tyre, duke ripotencuar se vazhdimi I bashkëpunimit në mes të Komunës së Prizrenit dhe Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit është nevojë e domosdoshme, për interesin e përgjithshëm e për të mirën e qytetarëve.

Gjatë takimit u bisedua edhe për problematika të ndryshme!

Përtej zyrtares, takimi ishte miqësor e mjaft konstruktiv!

 

 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 17 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës