Kryetari i Këshillit të BI-së Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, e priti në takim z. Adem Saramatin

      Kryetari i Këshillit të BI-së Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, e priti në takim z. Adem Saramati, nga fshati Dobrusht i Prizrenit, biznismen i njohur në Slloveni. Biseda ishte e ëmbël. Adem Saramati, iu bashkëngjit iniciativës për ndërtimin e xhamisë në Murademë, duke dhuruar sadakë një shumë solide. Ai, premtoi, se edhe në të ardhmen, nuk do ta ndalë sadakanë, asnjëherë.

     Vlen të theksohet, se Adem Saramati dhe familja e tij, janë të njohur për kontributin e tyre bëmirës. Përveç xhamisë me dy minare në fshatin Dobrusht, Adem Saramati ka kontribuar edhe në aspekte të tjera, duke ndërtuar disa shtëpi për të varfërit, pako ushqimore, ndihmë për të sëmurit, etj.

    Kryetari i KBI-Prizren, e falënderoi z. Adem Saramatin dhe familjen e tij, për ndihmën e dhënë për të mirën e qytetarëve, duke i ofruar bashkëpunim të sinqertë edhe në të ardhmen.

    Pjesë e takimit, ishte edhe përfaqësuesi i Murademës, z. Nebi Memaj.

    Zot i Madhërishëm, kompenzoje bëmirësinë e bëmirësve, duke ua shumëfishuar mirësitë…!

 

 

 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 22 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës