IMAGE Astrit Memedaj, si sadakë për vëllaun e tij Rystem Memedaj, la vakëf një kamionetë

      Xhematliu nga fshati Lubeqevë i Prizrenit, Astrit Memedaj, si sadakë për vëllaun e tij Rystem Memedaj, la vakëf një kamionetë për nevojat e KBI-Prizren. Zoti i shpërbleftë në Dynja e Ahiret.
IMAGE KBI-Prizren lajmëron të gjithë familjarët e haxhinjëve të Prizrenit

       KBI-Prizren lajmëron të gjithë familjarët e haxhinjëve të Prizrenit, se sonte, e hënë, datë 27.08.2018, në ora 21:40, pritet të arrijë aeroplani me haxhinjtë e Prizrenit në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”.Ju njoftojmë se ne do të bëjmë organizimin e transportit të tyre me autobusa deri në Stacionin e Autobusëve në Prizren.Ardhshin shëndoshë e mirë, e mirë na gjetshin!
IMAGE Një shtetase nga Amerika, pranoi fenë Islame

    Në zyret e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, një shtetase nga Amerika, pranoi fenë Islame, dhe bëri kurorëzim islam me një djalosh nga Prizreni, i cili jeton në Amerikë. Muslimanes së re i dëshirojmë mirëseardhje në mesin e traditave tona fetare e kombëtare, duke e lutur Zotin për trashëgimtarë të hajrit.
IMAGE Për nder të festës së Fitër Bajramit - 2018, strukturat komunale te Prizrenit vizituan KBI-Prizren

    Për nder të festës së Fitër Bajramit, strukturat komunale te Prizrenit: kryetari i Komunes, partitë politike, FSK, PK, Shoqata Esnaf, Parlamenti Studentor dhe shumë qytetarë ia uruan krerëve të Keshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit festën e Fitër Bajramit. Faleminderit, respekt për të gjithë!
IMAGE KBI-Prizren, morri pjesë në 19 vjetorin e përkujtimin të Betejës së Gorozhupit

         Këshillit i Bashkësisë Islame i Prizrenit, dje, me datë 31.05.2018, morri pjesë në 19 vjetorin e përkujtimin të Betejës së Gorozhupit. Falënderim të thellë për dëshmorët, të cilët dhanë jetën që ne të jetojmë të lirë.        
IMAGE Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, organizoi iftarin tradicional - 2018

      Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, organizoi iftarin tradicional me të gjithë punëtorët. Përveç strukturave të KBI-së, në iftar morën pjesë vakiflënësit, Komuna e Prizrenit, Parlamenti Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti”, Shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së, OJQ të ndryshme, Shoqata afariste e kulturore, etj. Po ashtu, morën pjesë edhe musafirët nga Myftinia e Shkodrës, Pukës dhe nga KBI-Ulqin. Të pranishmit, i përshëndeti, kryetari i Këshillit të BI-së Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, kryetari i Komunës së Prizrenit, prof.dr. Mytaher Haskuka si dhe Myftiu i Shkodrës, Muhamed ef. Sytari.  
IMAGE Reisi i Rijasetit të Malit të Zi, z. Rifat ef. Fejziq, i shoqëruar nga këshilltari i tij, Hfz. Sylejman ef. Bugari dhe Zejno ef. Omeragiq, e vizitoi Prizrenin

       Në organizim të Kryesisë së BIRK-ut, Reisi i Rijasetit të Malit të Zi, z. Rifat ef. Fejziq, i shoqëruar nga këshilltari i tij, Hfz. Sylejman ef. Bugari dhe Zejno ef. Omeragiq, e vizitoi Prizrenin, në kuadër të vizitave gjatë Muajit të Madhërishëm të Ramazanit. Ata u pritën nga kryetari i Këshillit të BI-Prizren, Mr. Besim ef. Berisha. Gjatë qëndrimit në Prizren, Reisi Rifat Fejziq, më datë 21.05.2018 mbajti ligjëratë në namazin e teravisë në xhaminë e fshatit Mushnikovë, ndërsa më datë 22.05.2018 në namazin e drekës në xhaminë e fshatit Lubinjë e Epërme. Po ashtu, edhe ligjëruesi i njohur, Hfz. Sylejman Bugari, më datë 21.05.2018 mbajti ligjëratë në xhaminë e re në Lubizhdë të Prizrenit, si dhe më datë 22.05.2018, mbajti ligjëratë në xhaminë e fshatit Reçan. Edhe Zejno Omeragiq, më datë 21.05.2018, mbajti ligjëratë në namazin e teravisë në xhaminë “Uhud”, në Prizren. Në fund të vizitës, Reisi Fejziq dhe hfz. Bugari, realizuan një emision televiziv për RTV-BESA. Vizita ishte mbreslënëse dhe përfundoi me idenë e një bashkëpunimi sa më të mirë në të ardhmen…!
IMAGE Për ta pa nga afër improvizimin e gjëmimit të topit, kryetari i KBI-së Prizren dhe sekretari dolën fizikisht në kala

       Ndoshta, dikush nuk e di, por në Kalanë e Prizrenit ekziston topi, me grykën e kthyer kah pjesa urbane e qytetit të Prizrenit. Fatkeqësisht, nuk është funksional. Por, ç’e do që, disa djemë me vetëdije të lartë qytetare e identitare, kanë siguruar disa fishekzjarre speciale dhe, për çdo ditë, në kohën e iftarit, përmes tyre, vazhdojnë të improvizojnë gjëmimin e topit, si dikur kur Prizreni ishte Prizren dhe kultura e kishte yndyrën origjinale. Me të vërtetë, një atmosferë fantastike. “Skuadra e topit”, sipas koordinimit me muezinin e xhamisë së “Bajraklisë”, bën ndezjen e fishekjzarreve, ashtu që, së pari ndezen dritat e minaresë, pra para ezanit të akshamit dhe, në atë moment fillon gjëmimi i topit, e pastaj fillon ezani prej të gjitha minareve shtatlarta të qytetit të Prizrenit dhe rrethinës së tij.      Për ta pa nga afër improvizimin e gjëmimit të topit, po edhe për ta vlerësuar e përkrahur këtë angazhim mjaft simpatik, kryetari i Këshillit të BI-së Prizren, Besim ef. Berisha dhe sekretari Orhan ef. Bislimaj, më datë 21.05.2018 (e hënë), dolën fizikisht në kala, aty te topi. Kënaqësi e vërtetë, e mbi të gjitha nostalgji për një traditë, që tash e mbi 50 vjetë është ndërprerë. Në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, kryetari Berisha, e falënderoi “skuadrën e topit”, që po kujdesen për t’ia rikthyer Prizrenit gjëmimin e topit, këtë krenari tipike, që filloi gjatë Ramazanit 2017 dhe po vazhdon edhe gjatë këtij viti.Komuna e Prizrenit dhe organet përkatëse të Ministrisë së Kulturës, duhet të kujdesen që ta funksionalizojnë topin, në mënyrë që i njëjti të gjëmojë, jo vetëm gjatë Ramazanit, por edhe për të gjitha festat kombëtare, si dhe për festat e komuniteteve të tjera fetare dhe etnike. Prizreni është i bukur për traditat e bukura të tij, e jo vetëm për peisazhin gjeografik.
IMAGE Ramazani - 2018, Mukabele

Ramazani - 2018

Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, mbajti mbledhjen e rregulltë me imamët e Komunës së Prizrenit

        Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, mbajti mbledhjen e rregulltë me imamët e Komunës së Prizrenit. Në këtë mbledhje, që u mbajt në amfiteatrin e Medresesë – Paralelja në Prizren, administrata e Këshillit të BI-së Prizren raportoi para imamëve për aktivitetet dhe realizimet gjatë vitit 2017.

Po ashtu, imamët diskutuan edhe për shumë çështje dhe problematika të ndryshme, me të cilat përballet bashkësia myslimane në Prizren dhe Kosovë.

Pati edhe propozime konkrete për realizim gjatë vitit 2018.

Si gjithmonë, frymë vëllazërore dhe vullnet për punë!

“Ulematë në tokë janë si yjet në qiell, me të cilët njerëzit udhëzohen në errësirat e tokës dhe të detit…” (Hadith).

Zot i Madhërishëm, mos e lë këtë vend pa ulema…!
____________________
*Foto pas mbledhjes, me një pjesë të imamëve!

 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 17 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës