IMAGE Astrit Memedaj, si sadakë për vëllaun e tij Rystem Memedaj, la vakëf një kamionetë

      Xhematliu nga fshati Lubeqevë i Prizrenit, Astrit Memedaj, si sadakë për vëllaun e tij Rystem Memedaj, la vakëf një kamionetë për nevojat e KBI-Prizren. Zoti i shpërbleftë në Dynja e Ahiret.
IMAGE KBI-Prizren lajmëron të gjithë familjarët e haxhinjëve të Prizrenit

       KBI-Prizren lajmëron të gjithë familjarët e haxhinjëve të Prizrenit, se sonte, e hënë, datë 27.08.2018, në ora 21:40, pritet të arrijë aeroplani me haxhinjtë e Prizrenit në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”.Ju njoftojmë se ne do të bëjmë organizimin e transportit të tyre me autobusa deri në Stacionin e Autobusëve në Prizren.Ardhshin shëndoshë e mirë, e mirë na gjetshin!
IMAGE Një shtetase nga Amerika, pranoi fenë Islame

    Në zyret e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, një shtetase nga Amerika, pranoi fenë Islame, dhe bëri kurorëzim islam me një djalosh nga Prizreni, i cili jeton në Amerikë. Muslimanes së re i dëshirojmë mirëseardhje në mesin e traditave tona fetare e kombëtare, duke e lutur Zotin për trashëgimtarë të hajrit.
IMAGE Për nder të festës së Fitër Bajramit - 2018, strukturat komunale te Prizrenit vizituan KBI-Prizren

    Për nder të festës së Fitër Bajramit, strukturat komunale te Prizrenit: kryetari i Komunes, partitë politike, FSK, PK, Shoqata Esnaf, Parlamenti Studentor dhe shumë qytetarë ia uruan krerëve të Keshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit festën e Fitër Bajramit. Faleminderit, respekt për të gjithë!
IMAGE KBI-Prizren, morri pjesë në 19 vjetorin e përkujtimin të Betejës së Gorozhupit

         Këshillit i Bashkësisë Islame i Prizrenit, dje, me datë 31.05.2018, morri pjesë në 19 vjetorin e përkujtimin të Betejës së Gorozhupit. Falënderim të thellë për dëshmorët, të cilët dhanë jetën që ne të jetojmë të lirë.        
IMAGE Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, organizoi iftarin tradicional - 2018

      Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, organizoi iftarin tradicional me të gjithë punëtorët. Përveç strukturave të KBI-së, në iftar morën pjesë vakiflënësit, Komuna e Prizrenit, Parlamenti Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti”, Shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së, OJQ të ndryshme, Shoqata afariste e kulturore, etj. Po ashtu, morën pjesë edhe musafirët nga Myftinia e Shkodrës, Pukës dhe nga KBI-Ulqin. Të pranishmit, i përshëndeti, kryetari i Këshillit të BI-së Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, kryetari i Komunës së Prizrenit, prof.dr. Mytaher Haskuka si dhe Myftiu i Shkodrës, Muhamed ef. Sytari.  
IMAGE Reisi i Rijasetit të Malit të Zi, z. Rifat ef. Fejziq, i shoqëruar nga këshilltari i tij, Hfz. Sylejman ef. Bugari dhe Zejno ef. Omeragiq, e vizitoi Prizrenin

       Në organizim të Kryesisë së BIRK-ut, Reisi i Rijasetit të Malit të Zi, z. Rifat ef. Fejziq, i shoqëruar nga këshilltari i tij, Hfz. Sylejman ef. Bugari dhe Zejno ef. Omeragiq, e vizitoi Prizrenin, në kuadër të vizitave gjatë Muajit të Madhërishëm të Ramazanit. Ata u pritën nga kryetari i Këshillit të BI-Prizren, Mr. Besim ef. Berisha. Gjatë qëndrimit në Prizren, Reisi Rifat Fejziq, më datë 21.05.2018 mbajti ligjëratë në namazin e teravisë në xhaminë e fshatit Mushnikovë, ndërsa më datë 22.05.2018 në namazin e drekës në xhaminë e fshatit Lubinjë e Epërme. Po ashtu, edhe ligjëruesi i njohur, Hfz. Sylejman Bugari, më datë 21.05.2018 mbajti ligjëratë në xhaminë e re në Lubizhdë të Prizrenit, si dhe më datë 22.05.2018, mbajti ligjëratë në xhaminë e fshatit Reçan. Edhe Zejno Omeragiq, më datë 21.05.2018, mbajti ligjëratë në namazin e teravisë në xhaminë “Uhud”, në Prizren. Në fund të vizitës, Reisi Fejziq dhe hfz. Bugari, realizuan një emision televiziv për RTV-BESA. Vizita ishte mbreslënëse dhe përfundoi me idenë e një bashkëpunimi sa më të mirë në të ardhmen…!
IMAGE Për ta pa nga afër improvizimin e gjëmimit të topit, kryetari i KBI-së Prizren dhe sekretari dolën fizikisht në kala

       Ndoshta, dikush nuk e di, por në Kalanë e Prizrenit ekziston topi, me grykën e kthyer kah pjesa urbane e qytetit të Prizrenit. Fatkeqësisht, nuk është funksional. Por, ç’e do që, disa djemë me vetëdije të lartë qytetare e identitare, kanë siguruar disa fishekzjarre speciale dhe, për çdo ditë, në kohën e iftarit, përmes tyre, vazhdojnë të improvizojnë gjëmimin e topit, si dikur kur Prizreni ishte Prizren dhe kultura e kishte yndyrën origjinale. Me të vërtetë, një atmosferë fantastike. “Skuadra e topit”, sipas koordinimit me muezinin e xhamisë së “Bajraklisë”, bën ndezjen e fishekjzarreve, ashtu që, së pari ndezen dritat e minaresë, pra para ezanit të akshamit dhe, në atë moment fillon gjëmimi i topit, e pastaj fillon ezani prej të gjitha minareve shtatlarta të qytetit të Prizrenit dhe rrethinës së tij.      Për ta pa nga afër improvizimin e gjëmimit të topit, po edhe për ta vlerësuar e përkrahur këtë angazhim mjaft simpatik, kryetari i Këshillit të BI-së Prizren, Besim ef. Berisha dhe sekretari Orhan ef. Bislimaj, më datë 21.05.2018 (e hënë), dolën fizikisht në kala, aty te topi. Kënaqësi e vërtetë, e mbi të gjitha nostalgji për një traditë, që tash e mbi 50 vjetë është ndërprerë. Në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, kryetari Berisha, e falënderoi “skuadrën e topit”, që po kujdesen për t’ia rikthyer Prizrenit gjëmimin e topit, këtë krenari tipike, që filloi gjatë Ramazanit 2017 dhe po vazhdon edhe gjatë këtij viti.Komuna e Prizrenit dhe organet përkatëse të Ministrisë së Kulturës, duhet të kujdesen që ta funksionalizojnë topin, në mënyrë që i njëjti të gjëmojë, jo vetëm gjatë Ramazanit, por edhe për të gjitha festat kombëtare, si dhe për festat e komuniteteve të tjera fetare dhe etnike. Prizreni është i bukur për traditat e bukura të tij, e jo vetëm për peisazhin gjeografik.
IMAGE Ramazani - 2018, Mukabele

Ramazani - 2018

Një grup i hoxhallarëve nga Myftinia e Tetovës, e vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit

         Një grup i hoxhallarëve nga Myftinia e Tetovës, e vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit. Takimi kaloi në frymë vëllazërore!

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 12 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës