IMAGE Nata e madhe e Miraxhit

Nata e madhe e Miraxhit
IMAGE Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, mbajti mbledhjen e rregulltë me imamët e Komunës së Prizrenit

        Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, mbajti mbledhjen e rregulltë me imamët e Komunës së Prizrenit. Në këtë mbledhje, që u mbajt në amfiteatrin e Medresesë – Paralelja në Prizren, administrata e Këshillit të BI-së Prizren raportoi para imamëve për aktivitetet dhe realizimet gjatë vitit 2017. Po ashtu, imamët diskutuan edhe për shumë çështje dhe problematika të ndryshme, me të cilat përballet bashkësia myslimane në Prizren dhe Kosovë. Pati edhe propozime konkrete për realizim gjatë vitit 2018. Si gjithmonë, frymë vëllazërore dhe vullnet për punë! “Ulematë në tokë janë si yjet në qiell, me të cilët njerëzit udhëzohen në errësirat e tokës dhe të detit…” (Hadith). Zot i Madhërishëm, mos e lë këtë vend pa ulema…!____________________*Foto pas mbledhjes, me një pjesë të imamëve!  
IMAGE Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, mori pjesë në përkujtimin e 29 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Prof. Xhemajli Berisha

         Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, mori pjesë në përkujtimin e 29 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Prof. Xhemajli Berisha (Allahu e mëshiroftë shpirtin e tij).
IMAGE Një grup i hoxhallarëve nga Myftinia e Tetovës, e vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit

         Një grup i hoxhallarëve nga Myftinia e Tetovës, e vizituan Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit. Takimi kaloi në frymë vëllazërore!
IMAGE Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, e vizitoi Myftiu i qytetit të Librazhdit të Shqipërisë

         Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, e vizitoi Myftiu i qytetit të Librazhdit të Shqipërisë, z. Ardit ef. Hoxhllaku me bashkëpunëtorë. Mysafirët u pritën nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim ef. Berisha me bashkëpunëtorë. Në takim u bisedua për zhvillimet dhe aktivitetet e dy institucioneve, gjithashtu, për sfidat nëpër të cilat kalojnë këto institucione. Takimi kaloi ne frymë tejet vëllazërore.
IMAGE Haxhi 2018

Haxhi - 2018
IMAGE Nata e madhe e Regaibit

Nata e madhe e Regaibit
IMAGE Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, vizitoi Institutin e Hifzit “Emin Pasha” në Prizren.

      Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Mr. Besim ef. Berisha, me stafin e tij administrativ, ishin për vizitë në Institutin e Hifzit “Emin Pasha” në Prizren. Ata u pritën nga Koordinatori i Diyanetit të Turqisë zyra në Kosovë, z. Mustafa Tombaş me bashkëpunëtorë. Kryetari Berisha, e falënderoi z. Tombaş për pritjen dhe uroi që puna në Institut të jetë e bereqetshme dhe kualitative. Takimi kaloi ne frymë vëllazërore.
IMAGE KBI i Prizrenit, në kuadër të shënimit të vitit jubilar të Pavarësisë, vizitoi varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit.

        Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, në kuadër të shënimit të vitit jubilar të Pavarësisë “Kosova 10 vjet shtet”, bashkë me Komunën e Prizrenit si dhe me shumë imamë e qytetarë, vizitoi varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit. Kryetari i Këshillit të BI-së Prizren, z. Besim ef. Berisha, në pronioncimin e tij para mediave, përveç tjerash tha se “dëshmorët janë rrënjët e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”. Respekt i përjetshëm për dëshmorët! Respekt për familjet e tyre!
IMAGE KBI i Prizrenit, në kuadër të shënimit të vitit jubilar të Pavarësisë, në shenjë nderimi vizitoi familjet e dy dëshmorëve hoxhallar

          Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, në kuadër të shënimit të vitit jubilar të Pavarësisë “Kosova 10 vjet shtet”, në shenjë nderimi vizitoi familjet e dy dëshmorëve hoxhallar, Selim Muqaj dhe Abdullah Muqaj, në fshatin Lubizhdë të Hasit të Prizrenit. Dëshmorët, Allahu i shpërbleftë me xhenneti firdevs. Respekt i përjetshëm për dëshmorët dhe familjet e tyre.    

Haxhi 2018

Haxhi - 2018

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 22 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës