KBI i Prizrenit i prirë nga Kryetari Besim ef. Berisha, vizitoi shoqatën e afaristëve “ESNAF”, me seli në Prizren

     Një delegacion i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit i prirë nga Kryetari Besim ef. Berisha dhe Kryeimami Ali ef. Vezaj, vizitoi shoqatën e afaristëve “ESNAF”, me seli në Prizren. Me këtë rast, kryetari Besim ef. Berisha, në emër të Këshillit të BI-së Prizren e uroi kryetarin e ri të zgjedhur të shoqatës ESNAF, z. Varis Xhejlani dhe bordin e ri. Po ashtu, ai i ofroi bashkëpunim të ngushtë, si deri më tani, në të gjitha aspektet që janë në dobi të qytetarëve. Afaristët e Prizenit janë njerëzit më meritorë në këtë qytet, pasiqë vazhdimisht e ndihmojnë qytetarin, e ndihmojnë Bashkësinë Islame si dhe kontribuojnë në ndërtimin e xhamive të reja, deklaroi z. Berisha.
Nga ana e tij, kryetari z. Varis Xhejlani dhe bordi i shoqatës ESNAF, vlerësuan punën e Këshillit të BI-së dhe ofruan bashkëpunim të sinqertë. Gjithmonë do të bashkëpunojmë, sepse, qëllimi i jonë i përbashkët është bëmirësia dhe e ardhmja më e mirë. Duke bashkëpunuar, mund të bëjmë shumë për Prizrenin, tha z. Xhejlani.
Takimi kaloi në një frymë jashtëzakonisht vëllazerore dhe u diskutuan tema të ndryshme!

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 6 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme – Bashkësia Islame e Kosovës