Departamenti i Gruas i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, organizoi sesion shkencor, me temë: “PËR NJË FAMILJE IDEALE, PA DHUNË

Departamenti i Gruas i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, organizoi sesion shkencor, me temë: “PËR NJË FAMILJE IDEALE, PA DHUNË”
Sesioni u mbajt në ‘Shtëpia e Bardhë’ – salla e mbledhjeve e Kuvendit Komunal të Prizrenit, në kuadër të muajit kundër dhunës në familje.
QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT E SESIONIT:
- Ndërgjegjësimi për evitimin e dhunës në familje, si një fenomen që po shkakton pasoja të rënda në jetën familjare dhe ndërshoqërore;
- Harmonia në mes të bashkëshortëve;
- Evitimi i dhunës në familje;
- Vetëdijësimi i grave për të drejtat e tyre.
RENDI I DITËS:
Pjesa hyrëse:
- Mërgime Kalanderi – koordinatore e Departamentit të Gruas, KBI-Prizren: Hapja e sesionit;
- Vaxhide Bunjaku, - koordinatore e Departamentit të Gruas, Kryesia e BIRK-ut, Fjalë përshëndetëse.
Panelistët dhe kumtesat:
- Dr. Florentina Tërmkolli – teologe: “Porositë e Pejgamberit a.s. dhe sjelljet e tij, si model për një familje ideale”
- Rovena Tujani Klinaku – avokate: “Dhuna në familje - vetëdijësimi i grave të ketrajtuara për të drejtat e tyre sipas ligjeve në fuqi (mbrojtja e viktimave)”
- Mr.sci. Elma Miftari – psikologe: “Tejkalimi i traumave psiqike”
PËRFUNDIM:
Pyetje / Përgjigje - Përmbledhja e sesionit
Sesioni u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga të pranishmit dhe opinioni i gjerë publik. Panelistët, me kumtesat e tyre në fushën e teologjisë, jurisprudencës dhe psikologjisë dhanë elaborime interesante e konkrete për një familje ideale.