Mualimët e mualimet, çdo fundjavë, vazhdojnë me edukimin e zemrës së shoqërisë, fëmijëve tanë

Mualimët e mualimet, në të gjitha xhamitë e qytetit dhe fshatrave të Prizrenit, çdo fundjavë, vazhdojnë me edukimin e zemrës së shoqërisë, fëmijëve tanë.
Edhe javën që kaloi, në disa xhami, fëmijët patën fatin të takohen fizikisht me librin e Allahut, Kur'anin Fisnik.
Fillimi i hyrjes në leximin e Kur'anit, mbahet në mend gjithë jetën dhe nuk krahasohet me asnjë moment tjetër, prandaj, fytyrat ju buzëqeshin dhe zemrat ju kënaqen.
Vetë Pejgamberi s.a.w.s., na ka treguar se edhe Kur'ani bën shefaat në Ditën e Gjykimit për lexuesin e vet.
Zot i Madhërishëm, bëji që leximi i fjalës Tënde në këtë moshë të njomë, të bëhet gurthemel i të ardhmes së tyre.
 
 
 
 

Tanzil.net

Mp3quran.net

Sa janë online

Kemi 33 miq dhe s'ka antarë në linjë

Kryesia e BIRK - ut

Lajme Archives - Bashkësia Islame e Kosovës